Formula e koalicioneve zgjedhore mban peng dakortësinë politike për ligjin e ri zgjedhor.
Socialistët pranuan t’i drejtohen për mendim OSBE/ODIHR vetëm pasi PD-LSI të propozonin zyrtarisht një variant të shkruar për koalicionet, sipas një modeli europian.
Opozita jashtëparlamentare refuzoi të depozitojë një draft të ri, duke këmbëngulur në variantin e saj, i cili ruan formulën e koalicioneve me listë të përbërë.
Koalicionet nuk janë shqetësim për opozitën parlamentare, e cila kërcënoi me bojkot të Parlamentit nëse listat nuk hapen plotësisht.
Teksa kanë vetëm tri ditë kohë për të bindur dy opozita, socialistët duket se e kanë më të lehtë për të bërë për vete pakicën parlamentare, pasi mazhoranca është e gatshme të negociojë vetëm pragun dhe hapjen e listave.
Top Channel