Që në seancat e para gjyqësore, avokatët e të akuzuarve në Kosovë e kanë vënë në pikëpyetje mandatin dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale.
Në seancën kundër Nasim Haradinajt, avokati i tij mbrojtës, Bas Martens kundërshtoi bazën mbi të cilën u bë ndalimi I zëvendëskryetarit të OVL-së së UCK-së, i cili po mbahet në paraburgim. Martens mendon se Gjykata Speciale nuk e ka juridiksionin të merret me akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn e i ka dorëzuar Dhomave kërkesën për të hedhur poshtë akuzat ndaj klientit te vet ndërsa këmbëngul për lirimin e menjëhershm te tij.
I cituar nga mediat vendase, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, është shprehur se ankesat e avokatëve në Gjykatën Speciale, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë mbrojtje efikase për të akuzuarit, janë të mirëpritura.
Megjithatë, sipas tij, një nen i Ligjit për Dhomat e Specializuara e zgjeron juridiksionin e kësaj gjykate edhe përtej vitit 2000 për veprat që ndërlidhen me pengimin e punës së tyre, ku hyjnë edhe veprimet për të cilat akuzohen kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe zëvendësi i tij. Hysnia Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan të premten në Prishtinë për pengim të drejtësisë e frikësim të dëshmitarëve. Gucati del sot përpara Dhomave të Specializuara, ndërsa Haradinaj u paraqit atje të martën.
Top Channel