Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 23 vjetorin e protestave të Lëvizjes Studentore, ka thënë se 1 tetor i vitit 1997, ishte paralajmërimi për ngjarjet e mëdha që do të pasonin.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
Top Channel