Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS të shtunën, zbardhet agjenda. A do të diskutohet mungesa e Elisa Spiropalit në votimin për Belinda Ballukun?
25/03 20:21
Vincenzo Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter, nga përfaqësuesit italianë.
“Një “fat i mirë” shumë italian për Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Shefi i sapoemëruar i OSCE në Shqipëri. Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të ri, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.
Kujtojmë se kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar.
Top Channel