Zbulohet vrimë në trupin e tragetit të mbytur në Balltik ku vdiqën 852 vetë

30/09/2020 18:54

Liderët e vendeve nordike njoftuan se do të ekzaminojnë provat e reja nga një dokumentar televiziv mbi arsyet e fundosjës së një trageti në detin Balltik ku u vranë 852 njerëz në vitin 1994.

Producentët e dokumentarit të publikuar së fundmi pretendojnë se kanë zbuluar një vrimë kater metra të gjerë në kiçin e anijes MS Estonia.

Një total prej 852 njerëzish vdiqën kur anija u fundos në ujërat finalndeze në orët e para të 28 shtatorit 1994 teksa lundronte nga Tallinn drejt Stockholm, në katastrofën më të rëndë detare evropaine, në kohë paqeje.
Në vitin 1997 hetuesit vendosën se shkaku u katastrofës ishte hapja e një porte në trupin e anijes prej detit të ashpër, që kishte lejuar ujin të vërshonte brenda.

Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave prej dekadash kanë kërkuar hetime më të plota duke argumentuar se arsyetimi nuk është i mjaftueshëm.

Anija ishte fundosur brenda një ore duke lënë vetëm 137 të mbijetuar.

Por prodhuesit e dokumentarit mbi mbytjen e Estonia thonë se kanë zbuluar vrimën në rrënojën e anijes me anë të një nëndetëseje të telekomanduar.

“Besoj se e vërteta është diçka tjetër nga ajo që u është thënë njerëzve deri tani”, thotë në program i mbijetuari Carl Eric Reintamm.

Të mbijetuarit thonë se kanë dëgjuar një goditje të fortë dhe Reintamm thotë se ka parë një objekt të bardhë pranë tragetit ne momentet e ngjarjes.

Deri tani, vendet e përfshira Estonia, Suedia e Finlanda, kanë hezituar në riekzaminimin e shkaqeve të katastrofës.

Ato gjithashtu kundërshtojnë nxjerrjen e rëzojës nga thellësia, prej kostove të mëdha dhe logjistikës së ngritjes së numrit të madh të kufomave në trupin e saj.

Zona detare pranë ishullit finalandez Utö është shpalur varrezë detare, dhe eksplorimi i rrënojës është ndaluar.
Pas dokumentarit producenti Henrik Evertsson dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit u arrestuan për hetimet në vendngjarje dhe përballen me burg në Suedi për shkejen e “shenjtërisë së një varreze”.

Evertsson thotë se është “absolutisht thelbësore dhe e rëndësishme nga ana e gazetarisë” dërgimi i një kamere në rrënojë.

Teori të shumta të paprovuara kanë qarkulluar ndër vite mbi ngjarjen duke përfshirë përplasjen me një nëndetëse ose mjet detar ushtarak, apo me shpërthim nga bandat e krimit të organizuar.

FOTO GALERI
2/3
Producentët e dokumentarit të publikuar së fundmi pretendojnë se kanë zbuluar një vrimë kater metra të gjerë në kiçin e anijes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA