Një Schumacher kthehet në pistat e Formula 1 të paktën për 1 ditë.

Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës së këtij sporti, 7 herë kampion bote, Michael, i cili do të bëjë debutimin e tij në kampionat në pistën e Nurburgringut ku do të marrë pjesë në sesionin e parë të provave të lira të së premtes së 9 tetorit me makinën Alfa Romeo.

Piloti 21 vjecar, pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit, aktualisht është në krye të renditjes për pilotë në Botërorin e Formula 2, do të drejtojë makinën e Antonio Giovinazzit me italianin që më pas do të jetë në timonin e Alfa /Romeos për pjesën e tjetër të fundjavës së ardhshme.

Mick Schumacher nuk e fshehu entuziazmin për këtë mundësi që iu dha, entuziazëm të cilin e shfaqi në rrjetet sociale. ‘Jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi në provat e lira në Nurbrurgring-shkruante 21 vjecari në postimin e tij në Twitter-fakti që pjesëmarrja ime e parë në një fundjavë të f1 do të jetë përballë publikut tim e bën këtë moment akoma më të vecantë. Falenderoj, Alfa Romeon. Akademinë e Ferrarit për këtë shans që më dhanë për të provuar Formula 1, 18 muaj pas testeve në Bahrein’.

por Mick Schumacher nuk është i vetmi pilot i Akademisë së Ferrarit që do të bëjë debutimin e tij në Formula 1. Britaniku Callum Illot që renditet i dyti në F2, me 22 pikë më pak se Mick Schumacher, do të zbresë në pistë në të njëjtën ditë me Schumacher, por me skuadrën Haas, ndërsa Robert Schwartsman do të jetë i pranishëm në fundjavën e garës së fundit të sezonit të Formula 1 në Abu Dabi.

Top Channel