Dy viktima dhe 194 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 1,697 mostrave.

Sipas raportit, viktimat janë një 54-vjeçar nga qyteti i Velesit dhe një 80-vjeçar nga Prilepi.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 739.

Sa u përket raste të reja pozitive, numri më i madh i tyre u regjistrua në Shkup, gjithsej 77; 16 u regjistruan në Tetovë, 11 në Prilep, 9 në Kumanovë, ndërsa në 21 qytete të tjera ka numër më të vogël se dhjetë.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftuan për 158 persona të shëruar, prej të cilëve numri më i madh është në Shkup, gjithsej 33.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në total 17,977 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre, raste aktive mbeten 2,279.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA