Marsin e 2015-tës, aktores amerikane mjaft të njohur për publikun sidomos për rolin e Brendës në serialin kult “Beverley Hills 90210”, Shannen Doherty, iu diagnostikua një tumor në gji.

Ajo luftoi fort për dy vjet, dhe pas kësaj beteje erdhi lajmi i mirë që sëmundja kishte filluar të mposhtej. Por nuk kaloi shumë dhe euforia ia la vendin një lajmi shumë të keq, i cili tronditi sërisht Hollywood-in. Në shkurt të 2020, aktorja amerikane, miti i shumë adoleshenteve të viteve’90 deklaroi se sëmundja ishte kthyer.

Gjatë një interviste për revistën amerikane Elle magazine, Shannen u shpreh se ndjehej shumë e lodhur, por e ndjente se kishte akoma shumë rrugë për të bërë. Ajo tha se kishte ardhur koha të ulej një herë për të shkruajtur të tjera letra të rëndësishme të jetës së saj.

“E ndjej që duhet ta bëj, janë shumë gjëra që duhet t’i rrëfej mamasë time. Dua që ish shoq të dijë se çfarë përfaqëson ai për mua”, u shpreh ajo. Sot, në moshën 49 vjeçare Shannen Doherty vazhdon luftën e saj të kancerit të gjirit, i cili është në stadin e katërt. Aktorja është e martuar me fotografin Kurt Iswarienko (burri i tretë) dhe megjithëse është në këtë në këtë gjendje vazhdon të ketë forcën e një luaneshe.

Top Channel