Qindra armenë kanë protestuar sot në Athinë kundër luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Protestuesit kërkuan ndalimin e luftimeve dhe terheqjen e trupave azere nga Nagorni Karabak.

Ata kërkuan ndërhyrjen e fuqive të mëdha,për te parandaluar një përplasje masive në rajon dhe një tragjedi të re humanitare në rajonin aq shumë të përgjakur prej përplasjes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Më herët ka reaguar edhe qevria greke,e cila nëpërmjet një letre dërguar presidencës shqiptarë e osce, ka kërkuar pushimin e menjëherëshëm të luftimeve dhe mbledhjen urgjente të këshillit të sigurimit për vendosjen e një armëpushimi afatgjatë në nagorni karabak.

Në përgjithësi Athina njihet si mbështetëse e Armenisë,por deri tani është mjaftuar në deklarata asnjanëse lidhur me konfliktin në Kaukaz.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA