Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk u konfirmua asnjë rast vdekje nga koronavirusi.

Niveli i rasteve të reja po ashtu duket i stabilizuar; 46 infektime u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, një rezultat ky i analizimit të 580 kampionëve. 62 janë personat e shëruar. Kosova i regjistroi rastet e parë të sëmundjes në 13 mars e që prej atëherë janë konfirmuar gjithsej 15,620 pozitive e 625 viktima.

Kjo qëndrueshmëri e situatës së saj këto ditë vjen në një kohë kur ne pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Europën, ritmi I infektimeve po shtohet e afrimi i stinës së ftohtë pritet të sjellë rëndim të situatës. Sipas statistikave megjithatë, vdekshmëria është ulur në përgjithësi dhe njerëzit që infektohen tani kanë shanse më të mira të mbijetojnë krahasuar me muajt e parë të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA