Dita botërore e përkthimit/ Brenda vitit 2021 do të ngrihet institucioni i urdhrit të përkthyesit

30/09/2020 19:53

Prej tre vitesh 30 shtatori është shpallur Dita Botërore e Përkthimit. Ne kemi patur një traditë shumë të mirë, me emra të mëdhenj të shqipërimit.

Por pas viteve ‘90 çdokush mund të përkthejë ç’ka ka sjellë automatikisht edhe uljen e nivelit të përkthimit. Po sjell për ju një shembull. Një paragraf të librit “Ishulli” të shkrimtarit britanik Aldous Huxley. Le ta shohim atë nga originali dhe më pas të sjellë në shqip.

Siç mund të shihet nga këto dy krahasime ndryshon edhe kuptimi. Por c’mund të bëhet për të përmirësuar nivelin e përkthyesve?

Bruno Shllaku: Nuk duhet t’i lejojmë që ministritë, institucionet apo shtëpitë botuese. Nuk duhet t’i lejojnë disa njerez me aftësi të pacertefikuara në përkthim të prekin autorët e mëdhenj.

Edmond Tupe: Mitrush Kuteli thoshte; Kur shkruaj shkruaj unë, kur përkthej përkthen kultura ime. Prandaj ka përkthime të dobta për ata qe skanë kulturë. Ose i kanë të sipërfaqshme.

Alda Bardhyli: Shpresojmë brenda vitit 2021 të ngrejmë institucionin e Urdhrit të Përkthyesve, një institucion që do të bëjë bashkë të gjithë njerezit e letrave.

Megjithatë nuk mund të lihen pa përmendur edhe përkthimi i niveleve të larta. Dhe përkthyesve të tjerë që pas ‘90 ndoqën shrmbullin e profesorëve të tyre. Ata te cilët vijin nga shtëpitë botuese Naim Frashëri e 8 Nëntori.

Rexhep Hida: Shkolla shqiptare e përkthimit është një shkollë prestigjoze me emra të mëdhenj si Fan Noli, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona etj. Pas viteve ‘90 doli një brez tjeter përkthyesish në vijim të asaj tradite të vjetër si Edmond Tupja, Ilia Lëngu, Krenar Hadëri, Diana Çuli, Bashkim Shehu, që përkthyen letërsinë e thellësive sic ishte Proust, Kamy, Sartre, Kafka, Dostoevsky etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA