Dita e dytë e Roland Garros ishte ajo e Rafael Nadal që nisi mbrojtjen e titullit të tij në këtë turne Grand Slam.

Spanjolli që kërkon titullin e 13 në Roland Garros e sidomos të barazojë Roger Federer me 20 tituj Grand Slam u përball në raundin e parë me Egor Gerasimov të cilin e mundi me rezultatin 3-0 me sete 6-4;6-4 dhe 6-2. për numrin 2 të botës ajo me bjellorusin ishte e 96 në Roland Garros dhe bilanci është vërtet i frikshëm, 94 fitore dhe vetëm 2 humbje. Në total, Nadal arriti në 315 ndeshje në turnetë Grand Slam me një bilanc prej 276 fitoresh dhe 39 humbjesh. Për më tepër, nadal regjistroi edhe fitoren e tij të 993 si profesionist dhe të 439 në fushat me dhe’

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Dominic Thiem. austriaku, fituesi i US Open eliminoi Marin Cilic me rezultatin 3-0 në vetëm 2 orë e 6 minuta lojë. Thiem e dominoi këtë ndeshje me kroatin teksa i fitoi tre setet me rezultatin 6-4;6-3;6-3. Cilic arriti të rezistojë në këtë ndeshje vetëm në fillimin e setit të parë deri në rezultatin 4-4, më pas gjithcka foli për austriakun që u kualifikua në raundin e dytë

Për femra, Serena Williams u kualifikua për në raundin tjetër të Roland Garros ku ajo merr pjesë për të 18 vit. Amerikania, që vazhdon përpjekjet për fitoren e titullit të 24 Grand Slam në karrierë, eliminoi bashkëkombasen e saj Kristie Ahn. Serena Williams vuajti në setin e parë të cilin e fitoi vetëm me Tie-Break 7-6, më pas ajo mori frenat e lojës në dorë dhe seti i dytë nuk pati histori me ish numrin 1 të botës që e fitoi atë thellë 6-1, ndërkohë që ndeshjen e mbylli 2-0 në 1 orë e 41 minuta lojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA