Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat ku tha se një ditë para tërmetit projeksionet ishin optimiste dhe pozitive për vendin duke iu referuar shifrave nga Banka Botërore.
Ai theksoi se papunësia ishte më e ulëta në rajon vetëm 11%, ndërsa pritej të ulej akoma edhe më shumë, pavarësisht prekjes së pandemisë.
“Një ditë para tërmetit, projeksionet ishin optimiste dhe pozitive, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe te konfirmuara me shkrim në raportet dhe konkluzionet përkatëse në vend. Papunësia e cila për 2019-ën sipas Bankës Botërore ishte më e ulëta në rajon me 11%, pritet të shkonte më poshtë, borxhi 9 pritej nën 6.5, turizmi do të kishte një impakt të shtuar por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë dhe me tërmetin e dytë virusin Covid19. Sidoqoftë masat e marra nga qeveria nga të dyja drejtimet, gjithashtu na çliruan nga ankthi donacionet e ambasadorëve, si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë se nëse mund të kishim kaluar krejtësisht në minus 10% të prodhimit të përgjithshëm”, tha Rama.
Top Channel