Përkujtimore nga kalldrëmet/ Goditje çekanësh në Gjirokastër për mjeshtrin e gurit Muhedin Makrin

29/09/2020 12:24

Mjeshtri i gdhendjes së gurit Muhedin Makri që u nda nga jeta pak muaj më parë në Gjirokastër është përkujtuar gjatë javës së turizmit dhe trashëgimisë me trokitje masive të çekiçit mbi kalldrëmet karakteristikë pikërisht në atë atë pjesë të pazarit ku ai vetë riktheu trokitjet pas dekadash të tëra.

Dëshmi video, audio dhe fotografike u grumbulluan me kujdes nga fondi i botimeve dhe publikimeve për të për tu bërë pjesë e profilit të gurgdhendësit në muzeun etnografik bashkë me çekiçin dhe daltën që Muhedini mbajti ne dorë për dekada të tëra.

Puna e Muhedin Makriut ka qenë gjerësisht e prezente në media sepse ai komunikonte përmes artit të tij. Duke interpretuar pak vite më parë gdhendjen e një simboli të programit Fiks Fare Makri e etiketoi veprën “Porta e Halleve” Guri siç thoshte ai kërkon njerëz të fortë sepse të thyen.

Mjeshtri Makri la si pjesë të memori-es kulturore objekte të rikthyera në jetë në formën e suvenireve përfshi këtu gurët e blojes dhe gurin e rrallë të kafes. Ai gdhendi në gur të zi , në gur të kuq, kotron të bardhë , granil dhe mermer dhe u vlerësua në shumë evente kombëtare dhe rajonale të artizanat.

Top Channel