Juventus mund të përballet me një problem të ri.

Nga Franca vijnë lajme se Zonja e Vjetër mund të ketë thyer rregullat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, transferimi i Kwang Song Han në janar nga Juventusi te skuadra e Al Duhail shihet nga ekspertët e Këshillit të Sigurisë si një veprim që bie ndesh me rezolutat e OKB-së që ndalon koreanoveriorët që të punojnë jashtë vendit.

E përditshmja franceze shpjegon se në janar Këshilli i Sigurisë së OKB-së e kishte paralajmëruar Italinë për këtë çështje e megjithatë, transferimi i Han nuk u anulua. “L’Equipe’ thekson gjithashtu se ky Këshill i dërgoi sërish Katarit rezolutat e OKB-së që kishte të bënte me këtë çështje.

Sanksionet e OKB ndaj Koresë së Veriut ishin pasi kjo e fundit nuk hoqi dorë nga programi nuklear i saj.

Ato parashikonin që shtetet anëtare të këtij organizmit të kthenin në vendlindje brenda vitit 2019 koreanoveriorët që punonin jashtë vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA