Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve, janë testuar 670 mostra dhe bazuar në rezultatet laboratorike janë regjistruar edhe 54 persona të infektuar me koronavirus.

Raste aktive aktualisht janë 1.457 ndërsa të shëruar nga sëmundja janë konfirmuar edhe 72 persona.

Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar 15.574 persona prej të cilëve 13.492 janë shëruar ndërsa 625 kanë vdekur.

Ndërsa Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 175 pacientë, prej tyre 103 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 6 pacientë janë në respiratorë, 6 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 102 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Top Channel