Në pritje të skuadrave të fundit që do të presin biletën e kualifikimit këtë javë, Liga e kampioneve po kompleton ngadalë edhe panoramën e grupeve për sezonin 2020/21.
Paraprakisht janë ndarë edhe 4 vazo me nivele të ndryshme dhe të enjten në Nion në orën 18:00 me të gjithaq gjasat nuk do të mungojnë grupet e ferrit.
Në vazon e parë fituesi në fuqi i Ligës së kampioneve dhe Europa Ligës, vec triumfuesve të kampionateve kryesore kontinentale, të pasuar nga ata me koeficent më të lartë në UEFA. me radhë Bajern fitues i Superkupës, e më pas Sevija, Real, Liverpul, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto.
Vazot e tjera nga e dyta tek e katërta vendosen në bazë të renditjes së klubeve dhe dy skuadrat e Mancester, apo gjigantët e la Ligës si Barca dhe tletiko, mund të kenë një short të vështirë me të parat e klasës. Në fashën e tretë ka ekipe si Inter, Lajpcig apo lacio dhe kjo premton shkëndija në shorteun e ardhshëm që do të kompletohet me skuadrat e kualifikuara deri këtë të mërkurë.
Top Channel