Basha: Rimëkëmbje për 6 muaj/ Projekti ekonomik i PD: Duhen 312 milionë euro për gjashtë muaj

29/09/2020 15:03

Shëndetësia dhe biznesi janë dy sektorët më të prekur nga pandemia e covid 19 dhe demokratët i kanë përfshirë në planin e tyre te rimëkëmbjes, i cili përbën 5 shtylla.

Masat për një valë të dytë të shpërthimit të pandemisë dhe ndihma për të pamundurit, të cilët humbën punën për shkak të karantinës renditen në krye të planit demokrat.

Lulzim Basha foli me shifra konkrete për ndihmën qe i duhet dhëne biznesit te vogël dhe atij prodhues, të cilët u dëmtuan më shumë për shkak të mbylljes së madhe.

Arsim është një tjetër sektor i cili merr vëmendje kryesore në planin Partisë Demokratike, ku kërkohet krijimi i kushteve sanitare në shkolla dhe kryerjen e testimeve periodike për mësuesit. Plani i rimëkëmbjes i prezantuar nga vete kryedemokrati shoqërohet me nje faturë e cila kap shifrën e 52 milion eurove në muaj, ose 312 milionë euro për 6 muaj para të cilat shteti sipas Lulzim Bashës mund ti sigurojë përmes anulimit të koncesionet korruptive.

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA