20 vjeçarja vdes dy javë pas përdhunimit brutal në Indi, që e la të paralizuar

29/09/2020 17:09
Kater perdhunuesit e dyshuar

Një vajzë 20-vjeçare ka vdekur pas një përdhumimi çnjerëzor nga katër burra në Indi, që e la të paralizuar e me shpinë kurrizore të thyer.

Burrat që përshkruheshin si “të kastës së lartë” sulmuan gruan e re pranë shtëpisë së saj në rajonin e Hathras, rreth 60 milje larg Delhi, më 14 shtator.
Viktima e paemëruar ishte në gjendje të rëndë që prej përdhunimit që e la me fraktura të shumta.

Katër sulmuesit janë arrestuar dhe tashmë do të akuzohen për vrasje, përveç përdhunimit.

Vajza ishte duke prerë bar pranë shtëpisë së saj kur u tërhoq në një fushë drithi nga sulmuesit, ku u përdhunua barbarisht.

Vëllai i saj tha për mediat: “Nëna motra dhe vëllai i madh shkuam në fushë për të mbledhur bar. Në fund kishin mbetur në fushë vetëm nëna dhe motra. Dy femrat ishin pak larg nga njëra tjetra, kur katër a pesë vetë erdhën nga prapa dhe lidhën shallin e motrës time në qafë dhe e tërhoqën në fushën e bajra (lloj drithi).”

“Nëna ime e kuptoi që ajo ishte zhdukur dhe shkoi ta kërkonte. Motra ime u gjet pa ndjenja. Ata e kishin përdhunuar. Policia nuk veproi fillimisht, ata nuk na ndihmuan. Vepruan vetëm pas katër-pesë ditësh”.

Disa raportime thonin se sulmuesit i kishin prerë gjuhën vajzës ndërsa më vonë u tha viktima kishte kafshuar gjuhën kur burrat ishin përpjekur ta mbysnin me shall.
Gjykatësi i Hathras tha: “Të katërt të akuzuarit janë arrestuar. Familjes së viktimës i është dhënë mbështetje financiare prej Rs 10 lakh (€13,000), ndërsa raportimet per prerjen e gjuhës së saj janë të pavërteta.”

Vëllezërit e viktimës, të cilët thonë se policia veproi vetëm kur ngjarja u bë skandal kombëtar, deklaruan se autoritetet nuk e çuan viktimën në kohë në vendet e ndihmës mjekësore.

“Gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Ajo u gjet në fushën e drithit bajra, pa rroba. Ne fillimisht menduam se ishte kafshuar nga gjarpri, por kishte tre kocka të thyera në qafë. Ajo mezi merrte frymë … kishte nevojë për oksigjen prej fillimit”.

Rasti është më i fundit i një plage të rëndë të vendit, me përdhunime dhe abuzime makabre ndaj grave që kanë sjellë protesta në rrugë që prej ngjarjes së vitit 2012 në Delhi.

Sot rreth 300 protestues nga partia e të drejtave të komunitetit Bhim Army, nga i cili vinte dhe viktima tragjike, hynë në spital duke briohoritur slogane.

Dhjetorin e kaluar një 23-vjeçare e komunitetit Dalit u dogj nga përdhunuesit e saj teksa shkonte në gjykatë për të denoncuar në rajonin e Uttar Pradesh.

FOTO GALERI
1/3
Sot rreth 300 protestues nga partia e të drejtave të komunitetit Bhim Army, nga i cili vinte dhe viktima tragjike, hynë në spital duke briohoritur slogane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA