Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar deklaratat e shefit të LDK-së, Isa Mustafa rreth heqjes së vijave të kuqe.

Sipas Veselit, nuk duhet të vendosen vija të kuqe vetëm sa për konsum elektoral, ndërsa më vonë të bëhen veprime që janë në kundërshtim me ato çka janë thënë gjatë fushatave zgjedhore. Ndër të tjera, Veseli ka thënë se qeverisja e Hotit është e papërgjegjshme.Derisa ditë më parë, Isa Mustafa në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se i kanë hequr vijat e kuqe PDK-së, shefi i kësaj partie ka thënë se vija të kuqe nuk duhet vënë asnjëherë.

“Shpesh herë kam thirrur në politikë, edhe gjatë fushatës zgjedhore mos të bëjmë vija të kuqe në mes të njëri tjetrit vetëm për konsum elektoral he pastaj t’i zhgënjejmë qytetarët duke i lënë pa mend me veprimet të cilat askund nuk përkojnë me ato që po fliten para fushatave elektorale…Unë nuk kam bërë vija të kuqe dhe asnjëherë nuk mendoj që është mirë të bëjmë vija të kuqe.Në një konferencë për media ku doli të flas për përformancën e Komunës së Drenasit, e cila doli komuna me qeverisjen më të mirë, Veseli tha se qeverisja e Avdullah Hotit është e papërgjegjshme dhe nuk i ka numrat të kalojë projektligjet në Kuvendin e Kosovës.

“Qeverisje e cila është duke u munduar të bëjë diçka por po bën pothuajse asgjë, vet fakti se në seancën e kaluar, po kalojnë seancat e po tenton, e dinë që nuk i ka numrat e po tenton të kalojë diçka të cilën nuk është i përgatitur, e sheh se sa është kjo qeverisje e lodhët, po them në gjuhën popullore, dhe e pa përgjegjshme, duke qenë se jo shpesh ndodh të ketë një opozitë si PDK e cila është e gatshme, edhe me propozime konkrete siç është pako e rimëkëmbjes, të orientojë edhe politikat qeverisëse që të jenë në interes të vendit, edhe pse jemi në opozitë”, tha ai. Ai tha se qeveria aktuale po i varfëron qytetarët e Kosovës derisa të njëjtit kanë nevojë urgjente të përkrahen për shkak të dëmeve që u ka shkaktuar pandemia me Covid-19./Kosova Press/

Top Channel