Pamje nga Vlora

Moti i përkeqësuar edhe në Vlorë ka bërë që lëvizja e mjeteve detare të pezullohet deri në një njoftim të dytë nga kapitaneria.

Sipas kësaj të fundit fuqia e detit deri në këto momente ka qenë gjashtë ballë në det të hapur dhe 3-4 në gji.

Mjetet e vogla detare kanë marrë njoftim që të mos lëvizin nga tri porte, ndërkohë që në orët e pasdites pritet përmirësim i detit dhe tragetet e linjës Vlorë Brindisi mund te nisen drejt Italisë.

Ndërkohë që gjatë natës ka pasur edhe erë të fuqishme duke dëmtuar disa pemë përgjatë Lungomares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA