Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu është drejtuar me një mesazh politikanëve shqiptar nëpërmjet një postimi në twitter.
Në mesazhin e tij Soreca shprehet se duhet të zbatohet marrëveshja e 5 qershorit dhe se për çdo propozim tjetër duhet të diskutohet nga Këshilli Politik përpara se të votohet.
“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”, shkruan Soreca në “ Twitter”.
Top Channel