Manja-Litës: Kujton se je në Kamëz…mbete me një këmbë tek PD e një tek Murrizi

28/09/2020 13:15
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Kreu i Komisioni të Ligjeve Ulsi Manja është përfshirë në një debat me deputetin Korab Lita gjatë minutave të fundit të seancës.

I gjithë debati ka nisur gjatë mbajtjes së fjalës së Manjës , ku Lita nuk e linte të fliste, ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve i ka kujtuar rregullat e seancës. Manja gjithashtu i ka përmendur se duhet të vendosë tashmë sepse është me një këmbë në PD dhe me një këmbë tek partia e deputetit Myslim Murrizi.

“Lita kujton se është në Këshill Politik këtu, por je në seancën e Komisionit të Ligjeve, kujton se je në Kamëz ti. Lita, do të duhen dhe dy vite të tjera që të mësohesh me rregulloren e Kuvendit. Mos më hy në muhabete të  tjera mos më mëso rregulloren ti mua se ke mbetur me një këmbë tek PD e vjetër me një tek partia e Murrizit”, i tha Manja me tone të ashpra.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA