Lëkundet sërish Greqia, ja ku ishte epiqendra e tërmetit të fortë
28/09/2020 09:21
GREQI – Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në zonën e Halkidhikisë.
Pas atyre të djeshme një termet tjetër 4.7 Rihter është regjistruar në orën 7:12 sot në mëngjes në zonën detare 23 km në jug-perëndim të malit të Athosit.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, ndërsa zona është me një aktivitet të lartë sizmik.
Top Channel