I arratisuri nga burgu vret balerinën 20 vjeçare, teksa kërkonte rrugëve për viktima

28/09/2020 18:20

20 vjeçarja Ceren Ozdemir u qëllua dy herë me thikë nga Ozgur Arduc i cili ishte arratisur nga burgu të Turqi për të vrarë përsëri. Ai ishte dënuar me 20 vjet në vitin 2005.

Një balerinë e re u gjet e qëlluar për vdekje me thikë teksa kthehej në shtëpi pasi kishte dhënë një mësim kërcimi për fëmijë, nga një i arratisur që bridhte rrugëve me qëllim të gjente dikë që të vriste.

Studentja Ceren Ozdemir, u vra tragjikisht me thikë nga Arduc në dhjetor të vitit të kaluar, megjithse ai ishte dënuar me 20 vjet burg në 2005.

Ai pretendoi se donte ta pyeste viktimën për diçka kur iu afrua në rrugë, para se ta vriste, të merrte çantën e saj e të largohej.

Vrasësi ishte arratisur nga burgu më 1 dhjetor dhe tha në gjykatë se po bridhte në rrugët e qytetit bregdetar të Ordu, duke kërkuar për dikë që të masakronte.

Gjatë intervistës për vrasjen ai pranoi: “Kam ndjekur shumë gra me qëllimin për t’i vrarë, por nuk kishte shumë njerëz rrotull”.

Arduc kishte hasur më pas studenten, e cila studionte për arte të bukura në vitin e tretë të universitetit të Ordu, ndërsa tha në gjykatë: “Nuk më vjen keq për atë që kam bërë”.

Ditën tjetër ai kishte dalë përsëri për të vrarë por u kap nga klientët e një dyqani që kishin parë pamjet e publikuara nga policia, teksa ishte duke ndjekur viktimën e tij.

Gjatë arrestimit nga policia krimineli plagosi rëndë dy oficerë. Gjykata e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

36-vjeçari u paraqit në gjyq me lidhje video prej kufizimeve të koronavirusit.

I pyetur nëse kishte komente vrasësi i papenduar tha: “Jam shumë i lodhur që kjo çështje zgjat prej shtatë muajsh, le t’i japim fund”.
Ai është rikthyer tashmë në burgun e sigurisë së lartë në Van për dënimin e përjetshëm për vrasje në rrethana të rënduara.

FOTO GALERI
1/3
Ceren Ozdemir u vra me thike ne qytetin e Deti te Zi, Ordu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA