Një edukator kopshti është shprehur për mediat e huaja, se është ndier “i diskriminuar” pasi kopshti në të cilën punonte, e pushoi nga puna për shkak të tatuazheve të shumta që ai ka në trup.
Sylvain Helanie, ka shpenzuar mijëra para për të mbuluar thuajse të gjithë trupin, madje të ngjyrosë edhe pjesën e bardhë të syrit në të zezë. Ai është shprehur se jepte mësim në shkollën fillore “Docteur Morere” në Palasieau të Francës, kur prindërit e një 3-vjeçari ankoheshin tek autoritetet arsimore, pasi djali i tyre kishte makthe natën kur pa për herë të parë atë.
Së fundmi autoritetet kanë vendosur që 35-vjeçari, i konsideruar dhe francezi me më shumë tatuazhe mund të japë mësim për fëmijët mbi 6-vjeç. Helaine ka lindur në Paris dhe tatuazhin e parë e realizoi në moshën 27 vjeçare.
Që nga ajo kohë ai ka shpenzuar mbi 40 mijë euro për të mbushur trupin e tij me piktura.
Top Channel