
05/05 11:45
Në puntatën e parë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishin të ftuar vokalisti i Elita 5, Arif Ziberi dhe vajza e tij Elita, e cila mban emrin e grupit të famshëm.
Përpos performancës për t’u mbajtur mend që na dhuroi me të atin, Elita u vendos përpara një pyetje mjaft të sikletshme në sfidën “Ndaje ose haje”.
Elita duhet të trengonte se cila është sipas saj, kënga më e dobët e “Elita 5” dhe përgjigjja e saj ishte mjaft e sinqertë dhe menjëherë tregoi se kënga me e dobët është: ”Dua të vdes”, kjo pasi sipas Ziberit teksti i këngës “Dua të vdes gjersa jam i ri” nuk shkon.
“Çdo i ri duhet ta jetoj jetën”-u përgjigj artistja.
Top Channel