Ukrainë, 25 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak

26/09/2020 13:05

Është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Kharkiv të Ukrainës.

Prokuroria e Ukrainës deklaroi se ka filluar një hetim lidhur avionin AN-26 të ushtrisë ukrainase që u rrëzua në rajonin Kharkiv.

Në deklaratë thuhet se në aksident kanë humbur jetën 25 persona ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Shërbimi emergjent i Ukrainës më parë njoftoi se në aksident humbën jetën 22 persona, 2 të tjerë u plagosën dhe se ishin në kërkim 4 persona.

Ndërkohë institucioni ka përditësuar në 27 numrin e personave të cilën më parë e kishte njoftuar se në “avion ndodheshin 28 persona”.

Dy persona janë hedhur nga avioni

Në avionin për të cilin thuhet se po kryente fluturim trajnues ndodheshin pjesëtarët e ekuipazhit dhe studentë të forcës ajrore të Universitetit Kharkiv.

Guvernatori i rajonit Kharkiv, Aleksei Kuçer tha se avioni u rrëzua gjatë uljes dhe se 2 persona kanë mbijetuar pasi janë hedhur nga avioni nga një distancë e afërt para rrëzimit të tij.

“Piloti para rrëzimit ka njoftuar për mosfunksionimin e motorit të majtë”, tha Kuçer.

Top Channel