Tsunami i verës së kuqe; Plasja e depozitës 50,000-litra përmbyt me verë fabrikën në Spanjë (video)

26/09/2020 15:55

Këto janë momentet shokuese kur një lum vere të kuqe shpërthen nga depozita 50,000-litra në një fabrikë në Spanjë.

Pamjet e shpërndara dje në rrjetet sociale tregonin një grup depozitash metalike në fabrikën Bodegas Vitivinos në Villamalea.

Në fillim të videos një prej tyre nis të lëshojë lëngun e kuq i cili shpejt mbush të gjithë oborrin.

Punonjësit e fabrikës vetëm shikonin të pashpresë sesi mijëra litra verë zhdukeshin nga oborri në fushën aty pranë.

Mediat vendase thonin se çarja e një prej depozitave ka shkaktuar lëshimin masiv të verës.

Bodegas Vitivinos është themeluar në vitin 1969, dhe prodhon 6,000,000 kilogramë rrush.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel