Mbretëresha Margrethe e Danimarkës shtrohet në spital, do të qëndrojë nën kujdes mjekësor gjatë gjithë javës
Vetëm disa ditë pas rihapjes, më shumë se 400 shkolla në Itali janë prekur nga të paktën një rast i koronavirusit dhe 75 prej tyre janë mbyllur krejtësisht. Rajonet ku ky problem ka qenë më akut ishin Lombardia, Emilia Romagna, Toskana dhe Lazio.
Në Romë, shkollat e përfshira janë 19, në Bolonjë 14 e në Milano 13. Në 76% të rasteve, të infektuarit janë nxënës dhe 13% janë mësues. Shifrat vijnë nga një bazë të dhënash e zhvilluar prej një studiuesi të ri dhe një student – Vittorio Nicoletta e Lorenzo Ruffino – të cilët që prej hapjes së shkollave kanë mbledhur rregullisht lajme e urdhëresa nga kryetarët e bashkive.
Ndërkohë në disa shkolla, tek nxënësit dhe mësuesit po provohen testet e shpejta, siç ndodhi së fundi në Anguillara, një komunë në periferi të Romës. Një eksperiment që do të imimitohet shpejt nga institute të tjera në Lazio.
“Përvoja e testeve në shkollën e mesme Vian në Anguillara ishte e mirë – tha këshilltari për shëndetësinë, Alessio D’Amato . Gjithçka ndodhi rregullisht. Së shpejti do t`i bëjmë teste të tilla në çdo shkollë, sepse garantimi i sigurisë atje është prioriteti ynë”- u shpreh ai.
Top Channel