Në mesin e Covid-19, Uruguaji mban paradën e krenarisë

26/09/2020 13:41

Në mesin e pandemisë së koronavirusit, kur në mbarë botën trumpetohet me të madhe distancimi social, mijëra vetë mbushën rrugët e kryeqytetit të Uruguajit, Montevideo për të kremtuar paradën e krenarisë, e cilësuar si një “sukses në Amerikën Latine”.

Vendimi për të mos e zëvendësuar paradën me një event virtual është pjesë e “strategjisë për të mos bërë hapa prapa në raport me liritë e të drejtave”, u shpreh Nahia Mauri, sociologe dhe zëdhënëse e grupimit që organizoi marshimin.

Me sloganin “ krenari është të luftosh”, tubimi është mbajtur rregullisht të premten e fundit të shtatorit që prej vitit 2005 në këtë vend dhe tërheq çdo vit me dhjetëra mijëra vetë me qëllimin të kremtojë diversitetin, të drejtat e komunitetit LGBT e kërkesat për ëm shumë përfshirje. Sa për pandeminë, ajo ishte gjëja e fundit në mendjen e shumë pjesemarrësve.

“Jo, unë për vete jam i mbrojtur nga Covid-19. Nuk kam frikë. Frikën ua kam lënë të tjerëve”, shprehet dikush.

Top Channel