Ish-Miss-i qëllon me thikë punonjësen e supermarketit duke ulëritur “I urrej gratë!”

26/09/2020 16:55

Modelja ruse, ish-Miss Ulyanovsk, Natalya Dolganovskaya akuzohet se ka sulmuar me thikë një punonjëse supermarketi në një ngjarje të paprovokuar dhe pa motiv.

32 vjecarja Dolganovskaya, raportohet ka thërritur “I urrej gratë” para se të godiste disa herë me thikë viktimën e saj, pranë një stende me fruta e perime në supermarket.
Dolganovskaya është shpallur Miss Ulyanovsk në vitin 2005, dhe është një modele e njohur në vend.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet që ajo sulmon punonjësen e rrëzuar përtokë në qytetin e Ulyanovsk, pranë lumit Vollga.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se sulmuesja i afrohet nga prapa punonjëses 36-vjeçare dhe papritur e godet me thikë duke e rrëzuar përtokë.
Gruaja vazhdon më tej sulmin e saj të tmerrshëm derisa anëtarë të tjerë të stafit i vijnë në ndihmë viktimës.

Një nga punonjësit i merr thikën sulmueses teksa grupi përleshen përtokë. Ndërsa viktima shihet që zvarritet për të shpëtuar, duke lënë prapa një rrjedhë gjaku.

Sulmuesja shihet që qetësisht largohet nga viktima dhe njerëzit e tjerë të mbledhur, por u arrestua me vone nga autoritetet.

Viktima u dërgua në spital me plagë në kokë, qafë, duar dhe kurriz, por besohet se do të mbijetojë.
Një dëshmitar tha se sulmuesja “papritur u bë si e tërbuar brenda supermarketit”.

Pas fitores së konkursit të bukurisë kur ishte 18 vjeçe, Dolganovskaya u martua me biznesmenin-politikan vendas Vadim Dolganovsky, por martesa përfundoi gjashtë vjet më vonë. Çifti nuk pati fëmijë. Pas ndarjes Dolganovskaya vazhdoi të punonte në një dyqan në pronësi të ish-burrit.

Nëna e saj Elena Pimenova tha pas arrestimit se e bija Dolganovskaya i kishte thënë: “Ndjej se disa djaj më kanë kapur.”

FOTO GALERI
2/6
32 vjecarja Dolganovskaya, raportohet ka thërritur “I urrej gratë” para se të godiste disa herë me thikë viktimën

Top Channel