Deti i trazuar/ Dy tragete Durrës-Bari ndryshojnë orën e nisjes…
26/09/2020 10:47
Dy tragetet e linjës Durrës-Bari, për shkak të detit të dallgëzuar nuk u nisën natën e kaluar, po mëngjesin e sotëm, ndërkohë tragetet nga Bari nuk kanë pasur vonesa në lundrim.
Ato janë nisur natën e kaluar nga porti italian dhe kanë mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë i gjithë vendi ynë është ‘pushtuar’ nga erëra të forta dhe stuhi shiu. Për sa i përket qytetit të Durrësit deri më tani nuk janë raportuar dëme apo përmbytje.
Top Channel