Burri i mbijeton kafshimit në kokë nga krokodili

26/09/2020 18:59

Një australian që po notonte duke eksploruar me tub ujërat e një ishulli në veri të Queensland, është dërguar në spital pasi u kafshua papritur në kokë e në qafë nga një krokodil i ujërave të kripura.

33-vjecari u sulmua nga krokodili në ujëra të thella, rreth 50 metra larg brigjeve të ishullit Lizard, ku gjendet dhe një rezort i madh luksoz.

Ai u ndihmua fillimisht sapo doli në breg para se të dërgohej me helikopter në spital, ku tashmë po trajtohet për plagë jo-kërcënuese për jetën.
Zëdhënësi i mjekëve australianë tha se pacienti është me fat që është gjallë.

“Çuditërisht ai është mirë duke parë rrethanat, ishte në gjendje të stabilizuar edhe gjatë fluturimit. Sulmet e krokodilëve në Queensland janë të rralla, sidomos në det, por një kafshë e asaj natyre e mase, ka vrarë njerëz më parë”, tha Lee Poole.

Ishulli në fjalë njihet si një strofkë krokodilësh dhe sulmi ndaj njeriut llogaritet si i 37-ti prej vitit 1985, njëmbëdhjetë prej të cilëve kanë qenë fatalë.

FOTO GALERI
2/3
Sulmet e krokodilëve në Queensland janë të rralla por një kafshë e asaj natyre e mase, ka vrarë njerëz më parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA