Pas apelit në Top Channel, të afërmit gjejnë kosovarin e moshuar që kishte humbur Durrës
26/09/2020 12:11
Shqiptari nga Kosova, i quajtur Ahmet Sulaj i cili endej rrugëve të Durrësit prej dy ditëve është pranë familjes tashmë, pasi ata panë lajmin në faqen e Top Channel.
Tashmë i moshuari ndodhet tani pranë familjes në Prizren, pasi të afërmit e tij shkuan dhe e morën.
Banorë të zonës e kanë ndihmuar me veshje pasi për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave, veshja e tij ka qenë e papërshtatshme. Para dy ditëve ai tha se ka qenë edhe në polici, por sërish endej rrugëve se nuk mbante mend shtëpinë.
.
Top Channel