Vetëm 30 dollarë për një natë, shtëpia e ‘Princit të Bel Air’ jepet me qira!

25/09/2020 11:43

Seria “Princi i Bel-Air”-it që edhe shënoi fillimin e karrierës së Uill Smith në televizion, feston 30 vjetorin.

Dhe në këtë përvjetor, shtëpia ku jetonte familja Banks, në shou, është vendosur tani në dispozicion për tu dhënë me qira. 30 dollarë nata për 30 ditë, është çmimi që duhet të paguajë një fans i serisë për të bërë një rikthim në kohë e për tu ndjerë ndoshta edhe vetë si princi shakaxhi e trazovac i bel-air-it. Shtëpia, me sipërfaqe rreth 600 metra katror, ka një vlerë prej më shumë se 6 milionë dollarësh. Ajo në fakt u përdor për fragmentet e xhiruara jashtë, në seri, por ndërveprimi në brendësi, është filmuar në një studio në Los Angeles.

“Uau, është shtëpia e princit të bel air-it. Të gjithë ata që e kanë parë dhe që janë rritur me shoun, do të donin të jetonin në këtë shtëpi. Dhe të pretendonin se do të kishin edhe një mazhordom të quajtur Xhefri dhe një kushëri me emrin Karlton. Dua të them, është fantastike, me të vërtetë”.

Është një brez i tërë që është rritur me serialin argëtues. Kohët e fundit është folur edhe për një rikthim të tij, por në variant dramatik, dhe një klip ka qarkulluar në internet. Por në pritje të këtij rikthimi, fansat e princit të bel air-it, mund të kënaqen me një natë në shtëpinë e tij.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA