KPA ka shkarkuar nga detyra ish-kryeprokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela.

Raportohet se Prela nuk ishte e pranishme gjatë dhënies së vendimit.

Prokurorja Donika Prela kaloi fazën e parë të vettingut në KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, çka solli edhe shkarkimin nga KPA.

Prela u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta dhe akuzave ndaj saj që nxori në pah seanca dëgjimore.

Pak kohë më parë KPA vendosi të rihapë hetimin për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krímet e Rënda. Rihapja e hetimeve u bë pas kërkesës së Institucionit të Komisionerit Publik, pas disa pasaktësive lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj.

Donika Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës, duke kërkuar përjashtimin e tyre, por me vendim unanim KPA vendosi kundër kësaj kërkese.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA