Dalin në dritë detaje të reja nga provimi i gjuhës italiane që mori futbollisti i njohur Luis Suarez, një burokraci e kaluar përmes pyetjeve të inskenuara dhe farsë.

Për të bërë të mundur që lojtari të kishte mundësi zgjedhje për karrierën në ligat europiane, qendra e gjuhëve për të huajt në Perugia, lëshoi shumë në rastin e futbollistit uruguajan për nivelin B1 të italishtes e si rrjedhojë lehtësimin e proçedurës për të marrë nënshtetësinë.

Luis Suarez mori përmes sistemit Microsoft teams, një temë në formatin PDG me të gjitha pyetjet që tani është në dorë të hetuesve. Pyetja e parë për të thyer akullin e denjë për fëmijët e klasave të para. “Si quhesh” ishte hyrja e provimit, ndërsa mes tezave të tjera ishin disa kërkesa elementare, për të përmendur një qytet italian, që ai nënvizoi Torinon. Gjithçka u mbyll në 10 minuta, por skandali i lehtësimit me tezën farsë të Suarez, me gjasë do vazhdojë të gjithë vitin.

Ndërkohë avokati historik i Juventusit, Luixhi Kiapero zbarkoi në prokurorinë e Peruxhias për t’u njohur me dosjen e provimit të inskenuar e që me gjasë do të sjellë dënime shembullore për personat e përfshirë, që dyshohet se janë paguar për të lehtësuar tezat.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA