“Shiko Kush Luan” vjen në sezonin e katërt. Me lojëra të reja dhe surpriza pa fund. Argëtim, personazhe, lojë aktoriale e të gjitha elementët e një show.

“Pikë së pari është një skenë super e madhe, kështu që do të ketë lojëra te cmendura. Nuk kemi gjashtë por kemi tetë të ftuar. Nga të gjitha trojet shqiptare. Shqipfolëse; Kosovë, Maqedoni, Shqipëri. Do dalim jashtë skene. Kjo është risia. Do dalim jashtë skene për disa numra shumë interesante”.

Sërish Skuadrat do të jenë po dy. E kuqe dhe blu. Dhe kapitenët po ata.

“Jam shumë i lumtur që jam prapë pjesë e këtij emisioni. Prapë me skuadrën e kuqe dhe ajo që do presim është që do të ketë më shumë lojëra. Kjo është e sigurt”.

“Janë rubrika të ndryshme. Ka risi. Ka një lojë shumë të mire aktoreske nga unë dhe Flori. S’po flas dot më se jam brenda këtij kostumit të obezit dhe kam rënë katër kile deri tani”.

Për muzikën ka menduar Fifi. Gjithmonë e vecantë e me energji pozitivi.

“Vec shpresoj që të ketë sa më shumë muzikë të bukur. Sa më shumë t’i argëtojma njerëzit dhe pozitivitet. Por beson që pozitiviteti është shumë i dukshëm prej stafit të Shiko kush Luan””.

Po pse duhet të gozhdoheni para ekranit të Top Channel të shtunën mbrëma për të ndjekur “Shiko kush Luan”. Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca e ka një koment.

“Është rritur përgjegjësia edhe për ne, sepse publiku e dashuron këtë program. Janë me miliona klikime edhe ne you tube. Është parë për të disatën herë, kështu që shpresoj që gjithë dashuria e tyre të shpërblehet me këtë episod të parë dhe me gjithë sezonin e katërt të “Shiko kush Luan”. Duke qenë se e kanë kërkuar pa fund ne kemi vendosur që të jemi deri në shkurt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA