25/11 16:24
I ftuar në “Ftesë me 5” me Bieta Sulon, ishte instruktori i “Jogas”, Klodian Murati.
Klodiani tha se veç ushtrimeve të jogas, një rëndësi të veçantë i kushton dhe ushqimit. Ai tha se konsumon ushqime të shëndetshme, kryesisht ato që prodhohen nga bletët. Por u shpreh se shpesh mban dhe një formë agjërimi disa ditorë, e cila e ndihmon për të asimiluar qelizat e dëmshme dhe një tretje më të mirë të trupit.
“Gjatë karantinës arrita katër ditë pa ngrënë, konsumoja çajra, lëngje, unë pësova një tkurrje. Trupi i njeriut ka kaluar 31 ditë pa ngrënë, për 31 ditë ke pasoja, por 14 ditë janë normale. Unë pi ujë me xhinxhër, çajra, mjaltë, edhe kur jam me agjërim nuk e përdor shumë mjaltin”, u shpreh Murati.
Top Channel