Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit nga data 22 deri më 25 shtator, ditën e sotme.
Kursi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në asgjësimin e grupeve të organizuara kriminale të specializuara në trafikimin e drogës, duke shtuar njohuritë e tyre rreth mënyrave të reja të funksionimit të zinxhirëve kriminalë.
“Gjatë viteve të shkuara, Prezenca i ka kushtuar rreth tre të katërtat e veprimtarive të saj me policinë trajtimit të kërcënimeve që sjell veprimtaria kriminale, si edhe ka mundësuar pjesëmarrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në konferenca dhe trajnime ndërkombëtare për të forcuar kapacitetet e tyre profesionale në hetimin e çështjeve të drogës. Po ashtu, Prezenca kontribuoi në planin kombëtar të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020. Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështetë agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri për të rritur kapacitetet e tyre dhe, veçanërisht për të përmirësuar aftësitë e tyre hetuese në çështjet e drogës dhe të krimit të organizuar”, shkruhet në profilin e saj.
Top Channel