Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, pas arrestimit të kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale po vepron kështu pasi nuk i konsideron si njerëz, ndërsa ngjarja e sotme tha se të bënë të mendosh se a kemi shtet.

Ai ka mohuar se Gucati është intervistuar më herët nga kjo gjykatë, derisa u shpreh se sot një botë do të qesh me ata që kanë thënë se kemi shtet dhe po ju shihet shteti i tyre.

“Mua kur më thirri kryetari e pata plan me ardhë se ishte urdhër i kryetarit, mirëpo meqenëse ata nuk e majtën premtimin që deri të vijë nuk do ta marrin Hysin unë nuk e njoh këtë gjykatë, ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe besoj se kjo ditë është një ditë e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës. Tani çka na bënë kjo të mendojmë, a kemi shtet, na bënë të mendojmë a kemi organe shtetërore, na bënë të mendojmë a kemi Parlament edhe pse e dimë çfarë e kemi dhe na bënë të mendojmë a kemi Kushtetutë. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokitur të paktën, mos të flas në dhomën, mos të flas në zyrë nuk hyhet pa trokit. Prandaj, EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk na konsideron njerëz, nuk na konsideron të denjë, të respektosh dikë do të thotë e di që je i respektuar, të mos respektosh kurrkënd të llogaritë që nuk je respektuar. Unë nuk di njëri që hynë në fermën e lopëve edhe iu thotë lopëve mirëdita, a din pse nuk iu thotë se nuk dinë. Prandaj, edhe nuk ka thonë neve do të vijmë, nuk i thirrin policinë tonë”, tha ai.

Ai tha se nuk kanë pasur ndonjë njoftim për bastisje, ndërsa tha se nuk do të bëjë rezistencë nëse arrestohet nga Policia e Kosovës.

“Mua më ka thirr kryetari im Hysni Gucati më ka thënë ndër sy të tyre ‘po kërkojnë këta të EULEX-it që me kanë edhe ti këtu sepse mua po donë me më çu në Hagë dhe pa kanë këtu ti të nënshkruash si nënkryetar nuk bënë’ dhe thash ‘u nisa’. […] Kështu që unë gjykatave nuk iu përgjigjem, ata mund të më arrestojnë këtu, mund të më arrestojnë atje, qejfi im është qoftë edhe me urdhër të tyre të më arrestua policia jonë (e Kosovës), asnjë rezistencë, por nuk do ta pranojmë, rezistencën nuk është se nuk mund ta bëjmë sepse ne e kemi dhënë vaktin kur, por nuk duam të japim precedentë me na i marrë djemtë me thasë në krye me bë kidnapime. Rezistenca sot nuk ka nevojë, kemi fakte, kemi argumente dhe unë besoj sot një botë do tw qeshw, jo me këta që kanë hyrw, po me ata që kanë thënë kemi shtet dhe ju shihet shteti i tyre”, tha ai.

Haradinaj tha se përfaqësuesit e kësaj gjykate e kanë pranuar se “nuk është e Kosovës”.

“Përfaqësuesit e kësaj Gjykate që ne nuk i njohim e kanë pranuar decidivisht që kjo Gjykatë nuk është e Kosovës, na kanë thënë ne nuk dimë politikë, nuk është në Kosovë dhe nuk i pyesim këta. Nëse kjo nuk është e Kosovës ne nuk e njehim. Prandaj tash secili njëri që është në shtëpinë e vet le të llogaritë dhe të sheh a janë ato premtime, nuk luajnë rol partitë politike, a jonë ato premtimet ku deputeti jonë ka lyp me bë shtet dhe përfaqësues i popullit. Kurrkush, kurrkush, te një shtet që nuk është shtet, te një Parlament që nuk është Parlament dhe nuk guxon të votojë përpos çka i thotë tutori, përpos mënyrës se si ta ruan pagën e vet. Nëse kemi shtet dhe nëse dua pushtet për të blerë çanta të mira të grave dhe makina të mira atëherë nuk kemi nevojë me bë shtet, kishim jetuar me Marshall Titën ishim kënaq veç mos me i ngucë, veç mos me thënë nuk jemi shqiptarë asnjë send tjetër nuk është dashur. Prandaj po të kthehej Millosheviqi edhe i thua unë nuk e kam identitetin shqiptar dhe mua po më intereson me hëngër mirë, të jetoj mirë, ju garantoj se as ata nuk na ngucin”, tha ai.

Haradinaj ka mohuar se kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, është intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Asnjëherë, për sa më ka thënë asnjëherë (nuk është intervistuar prej Speciales), por di me fol vetëm për vete se në Kosovë është bërë vështirë me iu besua se ka fillua me rrejt prej koke. Por, unë mendoj për vete flas asnjëherë… Tash po presim avokatin dhe të mos spekulojmë, të shohim pse e kanë arrestuar. […] Ne Organizata e Veteranëve nuk kemi kredi prej organeve botërore e Parlamenteve Evropiane me mbajt qetësi e drejtësi sepse edhe në emër të asaj të drejte janë edhe spiunët. Prandaj, nuk ka akuzë më të rëndë organeve që e përfaqësojnë një ushtri mbi të cilën është ndërtuar një shtet nuk i ka bë kush deri sot. Me e pa bë punën e Serbisë nuk na kish arrestuar kush sepse ata nuk po i arreston kurrkush”, tha ai.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, u shpreh se detyrë e Gjykatës Speciale është t’i ruajnë sekretet dhe arkivat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA