Moti i keq dëmton mandarinat/ Fermerët e Xarrës kërkojnë ndihmë, priten stuhi në zonë

25/09/2020 18:39

Në gati 10 mijë ton llogaritet dëmi i shkaktuar në agrumet e Xarrës, Mursisë dhe Konispolit pas stuhisë së të enjtes.

Kjo është stuhia më e madhe që ka përfshirë këtë rajon në 20 vitet e fundit dhe dëmi ka qenë i jashtëzakonshëm. Fermerët thonë se gati 10-20% e prodhimit gjendet përtokë ndërsa pjesa tjetër e dëmit gjendet në pemë. Kokrrat e mandarinave tashmë kanë filluar kalbëzimin dhe janë mbuluar nga njolla të errëta. Agronomët thonë se kjo sasi prodhimi nuk është e mundur të sillet në treg.

“ Kjo kokërr është e çarë dhe ka mbaruar pra është e padiskutueshme që nuk mund të shkojë në treg. Breshëri ka goditur të gjithë lastarët që janë baza e prodhimit për vitin që vjen. Në qoftë se nga një lastar i ri do të merrnim 5 kokrra tani do marrim 1 ose 2 dhe kjo është një humbje jashtëzakonisht e madhe.”

“ Ky dëm është kolosal, jashtëzakonisht i madh sa nuk ka rrugë tjetër për ta zëvendësuar veçse me subvencionim nga shteti.”

“Këto pemë duhen spërkatur urgjentisht për të siguruar disi rikuperimin e tyre, që do të thotë se do të ketë kosto ekstra.”

Janë të paktën 700 fermerë në të gjithë këtë rajon që jetojnë prej prodhimit vjetor të mandarinave e përpos tyre 1000 punëtorë sezonalë e gati 300 familje që janë vendosur me rezidencë të përhershme këtu e që punojnë në plantacionet e agrumeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA