Edhe pse mjekët shprehen se mosha e tretë është më e rrezikuar nga sars-cov2, ka njerëz si mësuese Vera të cilët janë të rrallë që mbi riskun për shëndetin vënë misionin për të edukuar. 

Vera  ka zgjedhur të mos shijojë pensionin edhe në këtë situatë, por të vazhdojë të punojë si mësuese ende sot në moshën 75 vjeçare në lëndën e matematikës në ciklin 9 vjecar në një shkollë private.

Nuk e kam menduar kurrë të tërhiqem madje jam e shqetësuar dhe vetë për ecurinë e shkollës. Njëherë u mbyllëm nga tërmeti pastaj nga covidi… dhe nuk di se si do të rikuperojmë në këtë situatë. Në matematikë kjo është shumë e ndjeshme. Një gjë që mësohet në klasë të katërt vlen edhe në maturë. Madje më duket e pamjaftueshme kjo përsëritje që po bëhet edhe dy javë.

Në 54 vite mësim për të ky ishte më i pazakonti dhe më i rëndësishme gjithashtu për të qenë pranë nxënësve!

“Unë jetoj nëse punoj. Jam shumë e kënaqur që punoj me ta. Nuk mund ta mendoj jetën time pa këtë lloj pune. Më dhimbsen edhe fëmijët se të vegjël janë , mezi flasin me maskë. Nganjëherë mezi i dëgjoj se ndonjë flet dhe me zë të ulët e duhet ta përsërisi dhe njëherë tjetër. Unë mundohem të flas me zë të lartë vështirësitë janë . Maska është pengesë po s’kemi çbëjme. Distanca ruhet. Nuk mund të shkoj më ti rri fëmijës kokë më kokë siç kam ndenjur me parë por detyrat ia kontrolloj nga një distancë. Krijohet dhe një distancë afeksioni, më kuptoni?”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA