Për të suprizauar fëmijët e tyre, të cilët kishin dëshirë për të ndërtonin një shtëpi në pemë, dy prindër në Britaninë e Madhe e realizuan një gjë të tillë, por u ndeshën me autoritetet që e ndalonin rreptësisht këtë gjë.
Pas një beteje të gjatë gjyqësore, Nicky Falder, 33-vjeç dhe gruaja e tij Bev, arritën që ta mbanin shtëpizën e drunjtë. Fillimisht këshilli i qytetit të Carlisle, i dërguan një letër prindërve, ku i kërkohej që të siguronin leje tek autoritetet për të mbajtur diçka të tillë, ose në të kundërt, ata do të ishin të detyruar ta prishnin shtëpizën. Fatmirësisht, të ndihmuar dhe nga një fqinj i tyre, i cili ishte një njohës i mirë i ligjit, çifti Falder, arriti të fitonte betejën me drejtësinë dhe të bindte autoritetet që ta mbanin shtëpizën.
“Ishim të vërtetë të tronditur kur morëm një letër nga këshilli dhe na thanë që të merrnin leje për ndërtimin e shtëpizës ose në të kundërt ata do të vinin ta prishnin. Menjëherë shkuam tek autoritetet dhe kërkuam që të mos e lejonin një gjë të tillë, ajo është thjesht një shtëpi ku argëtohen dy djemtë tanë, të moshës shtatë dhe nëntë vjeç. Ata kalojnë shumë kohë në atë shtëpizë, sidomos gjatë periudhës së izolimit nga pandemia. Ne si prindër i jemi falënderues autoriteteve që nuk “shuan” ëndrrat e fëmijëve tanë”, u shpreh Bev.
Top Channel