Më shumë se 70 sportistë i bëjnë thirrje UEFA-s të përjashtojë Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut
Shkëndija dhe Drita iu bashkuan skuadrave shqiptare që dështuan në kupat kontinentale pasi braktisën Europa Ligën pas humbjeve respektive që sanksionuan dhe eliminimin. Ekipi Shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vuajti disfatën ndaj Totenhemit 1-3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Shkupit.
Skuadra londineze e trajnerit Murinjo ishte dukshëm më e fortë se tetovarët që prishën fillimisht ekuilibrat me argjentinasin Lamela. por ekipi shqiptar surprizoi duke barazuar me Valmir Nafiun në fraksionin e dytë. Kualitete e Totenhem prevaluan më pas në minutat e mbetura kur koreani Son i dha sërish avantazhin Spërs, dhe më pas krijoi asistin fitues për Heri Kejn, që vulosi suksesin 3-1 në Shkup.
Jashtë Europa Ligës edhe Drita që humbi 2-0 ndaj Legias së Varshavës, skuadër shumë e fortë për formacionin nga Superliga e Kosovës që mbyll gjithsesi një aventurë pozitive. Vsolek dhe Pekhart ishin autorët e golave për Legian që eliminoi Dritën e Gjilanit pa probleme.
Top Channel