Rast tronditës në Norvegji, dy lojtarë të së njëjtës skuadër, vëllezër, akuzohen për manipulim ndeshjesh
Ndonëse kishte në fushë vetëm mbrojtësin holandez Virgil Van Dijk nga formacioni titullar, Liverpooli ia doli të fitojë me rezultatin e thellë 2-7 përballë modestëve të Lincoln në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave të EFL Cup.
“The reds” dominuan gjatë gjithë 90-minutëshit dhe hapën serinë e golave me anë të fantazistit shqiptar Xherdan Shaqiri, ndërsa më pas dy herë Jones, dy herë Minamino, Grujiç dhe Origi, kompletuan goleadën për skuadrën e Klopp, që u kualifikua për në fazën e 1/8-ave.
U kualifikua më tej edhe Manchester City, që dominoi totalisht në të gjithë drejtimet ndaj Bournemouthit, por vuajti jo pak në finalizim dhe në fund fitoi me vështirësi më shifrat 2-1.
Delap kaloi në avantazh “citizens” në minutën e 18’, por Bournemouth riktheu baraspeshën me Surridge shumë shpejt, ndëra golin e kualifikimit e shënoi Phil Foden kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi.
Top Channel