Frikë për shëndetin e ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, pjesë e Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane. 34-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e javës së dytë ndaj Aue në transfertë në minutën e 17 të këtij takimi, që u mbyll 1-1.

Gjatë një aksioni në zonën e Furthit, portieri Burchert, shok skuadre me shqiptarin, doli nga zona e tij për të larguar topin, por nuk mundi ta shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi fort me trup (legen).

Mbrojtësi më numër 5 u rrëzua pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar panik te futbollistët e tjerë. U desh ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor (e kthyen në anë për disa minuta që të mund të merrte frymë), që Mavraj të përmendej. Gjithsesi, ai u dërgua në spital për kontrolle më të thelluara për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm.

Në momentin e dëmtimit të Mavrajt, Greuther Furthi udhëhiqte 0-1, por vetëm 2 minuta pas kryerjes së zëvendësimit vendësit barazuan 1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA