Antoneta vendos me “shpatulla pas muri” Shqipen: Publiku ka krijuar antipati për ty. Ja si përgjigjet bukuroshja brune

25/09/2020 19:00

Antoneta Koçi, ish konkurrente e “PërPuthen 1” ishte e ftuar këtë të premte në sezonin e dytë të emisionit të dashurisë.

Antoneta nisi të komentonte Shqipen dhe tha se ndaj saj publiku ka krijuar një lloj antipatie. Sipas Antonetës, Shqipja priret që t’i acaroj të tjerët, gjithashtu edhe publikun. Ajo e sugjeroi Shqipen të ndryshojë sjellje dhe pas kësaj është e bindur që publiku  do të “dashurohet” me të. Ndërsa Shqipja i mirëpriti këto fjalë dhe tha se ajo përpiqet fillimisht të nxjerrë anët e errëta të karakterit të saj dhe më pas ato më pozitive. Por një gjë nuk e keni parë akoma, Shqipja e vërtetë ende nuk ka ardhur

“Kur i thash disa miqve që do të shkoja në PërPuthen sepse më ftuan, më thanë okay, shko por kujdes nga Shqipja. Shqipja ka krijuar një antipati tek publiku. Edhe unë e kam vënë re reagimin e Shqipes. Luan pak me nervat e njerëzve, thotë shpesh po e thash dhe kjo gjë acaron publikun”, u shpreh Antoneta.

Ndërsa Shqipja tha:

“Nuk jam mërzitur. Mënyra e të folurit është shumë e këndshme për veshët e mi. Jam dakord deri në një farë pike, por nuk jam vetëm aq. Kam atë tendencën të nxjerr anët negative dhe më pas ato pozitive. Dëshiroj të nxjerr më të keqen time dhe më pas më të mirën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA