Klubi italian i futbollit, AC Milan, ka thënë se 38-vjeçari, Zllatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Ekipi i ligës Serie A ka thënë se Ibrahimoviq, i cili do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër klubit norvegjez Bodo/Glimt më 24 shtator, është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij dhe autoritetet shëndetësore janë informuar.

Ky njoftim ka ardhur një ditë pasi lojtari tjetër i këtij ekipi, Leo Duarte është infektuar po ashtu me këtë virus.

Milan ka thënë se gjithë pjesa tjetër e ekipit është testuar për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, mirëpo testimet tjera kanë rezultuar negative.

Ibrahimoviq, ish-lojtar i ekipeve si Barcelona, Juventus, Ajax dhe Inter Milan, do të festojë ditëlindjen e tij të 39-të në muajin tetor.

Deri më tani ai është lojtari më i famshëm i ligës italiane që është infektuar me këtë virus, prej kur janë rikthyer ndeshjet e futbollit në muajin qershor, pas tre muajve të izolimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA